Vidhet BMW 5 në vlerë 50 mijë euro në këtë qytet të Kosovës

Kronikë e zezë

Vidhet BMW 5 në vlerë 50 mijë euro në këtë qytet të Kosovës

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 07:18
BMW 5 ngjyrë e bardhë me targa 01-808-PO.

Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në Podujevë është vjedhur vetura BMW 5 në vlerë 50 mijë euro.

Media nga policia mëson se  me 10 korrik ne orë 12.20 në Stacionin Policor në Podujevë është paraqitur pala ankuese Dardan Ejupi, i cili ka njoftuar se rreth orës 03.05,  pas mesnatës i është vjedhur vetura e tipit BMW 5 ngjyrë e bardhë me targa 01-808-PO.

Vetura është në vlerë prej 50 mijë euro.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia e hetimeve së bashku me forenzikën kanë dalë në vendin e ngjarjes. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat