Gjuajtje me armë në Drenas

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në Drenas

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Një person ka raportuar në polici se të shtunën në orën 23 e 25 minuta, nga një veturë të cilës nuk ja ka vërejtur targat ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në Drenas.

“Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore 4 gëzhoja”, thuhet në raportin e policisë dërguar mediave.

Hetimet ende po vazhdojnë ndërsa prokurori ka urdhëruar të hapet rasti për shkaktim të rrëzikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje ilegale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat