Dje në mëngjes në fshatin Lladovë të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një minibusi dhe një veture.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës në këtë aksident është lënduar drejtuesi i minibusit.
I cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.
Aksidenti ka ndodhur dje në ora 07:15 dhe është duke u hetuar nga Policia.