Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në fshatin Pomozetin të Fushë Kosovës.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura.
Kështu bëri të ditur Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 17:00 është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin “Pomozotin” të komunës së Fushë Kosovës. Informatat e para flasin se aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave dhe për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore”.
Borovci tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Policia e trafikut rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme me qëllim ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”.