Një person i moshës 23 vjeçare ka vdekur si pasojë e një vet aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Lubizhdë e Prizrenit.
Viktima ishte dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Prizren, por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra nga ky aksident.
Së bashku në veturë ishte edhe vëllau i 23 vjeçarit i cili ishte duke vozitur veturën dhe i cili ka marrë lëndime të rënda trupore.
Edhe ai po merr trajtim mjekësor në emergjencë.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.
Gashi tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ai theksoi se policia po i vazhdon hetimet për të zbardhur rastin se si ka ardhur deri tek aksidenti.