Aksident trafiku, mërgimtari me veturë godet një motoçiklist tek stacioni

Kronikë e zezë

Aksident trafiku, mërgimtari me veturë godet një motoçiklist tek stacioni

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën "Mbretëresha Teutë", pranë Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë.

Një veturë nga diaspora ka goditur një motoçiklist, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Nga fotografia e dërguar në redaksi shihet motoçiklisti duke u ngritur, ndërsa qytetarët tjerë kanë shkuar për ta ndihmuar.

Ndryshe në këtë pjesë vazhdimisht ka probleme me parking për shkak të një gjellëtoreje, pranë së cilës parkohen shumë automjete duke shkaktuar edhe probleme në qarkullim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat