Shtatë persona janë përleshur dhe kanë përdorur edhe armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Gjakovë, ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore, tre prej tyre nga përleshja fizike, ndërsa një nga arma e zjarrit.
“Raportohet se shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur fizikisht në mes vete, ku janë përdorë edhe armë zjarri. Si pasoj, katër të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore, tre prej tyre nga përleshja fizike, ndërsa një nga arma e zjarrit. Te lënduarit janë dërguar ne Spitalin e Gjakovës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollit në veturën e njërit të dyshuar është gjetur arma Zoraki me një karikator të zbrazët”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje në raport thuhet se pesë të dyshuar janë arrestuar, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre janë në Spitalin e Gjakovës nën mbikëqyrje të policisë.