Gjashtë persona janë lënduar gjatë një aksidenti trafiku në Prizren.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kështu vetura ka përfunduar duke rënë nga ura poshtë.
Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.