Gjetja e drogës në Prizren.
Media pak më parë raportoi se një shtëpi në Prizren është bastisur dje nga Policia e Kosovës, në të cilën u gjet substancë narkotike e llojit marihuanë, me ç’rast u arrestua një person.
Nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prizren, media mëson se në prangat e policisë, si i dyshuar për këtë rast, ka përfunduar Shkodran Badalli.
Këto burime bëjnë të ditur se Badalli është person me të kaluar kriminale.