Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për “Lëndim të lehtë trupor & Dhunim”.
Ai dyshohet se pasditen e hënës, rreth orës 18:20, ka sulmuar fizikisht një vajzë, të cilën e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj.
Pas aktit të tmerrshëm që dyshohet se e ka përjetuar, viktima është dërguar për tretman mjekësor, njofton policia.
Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.