Është arrestuar një mashkull kosovar, për dyshime të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve, Vitomiricë të Pejës.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, bënë të ditur se pas një pune hetimore ka arritur ta arrestoi të dyshuarin i cili në mënyrë të kundër ligjshme i ka pajisur dy persona të tjerë që po cilësohen si të dyshuar me dokumente të Republikës së Kosovës.
Pas bastisjes së zyrës së të dyshuarit, si dëshmi i janë sekuestruar dokumentet që i kishte falsifikuar.
I dyshuari pas intervistimit nga policia me rekomandim të prokurorit është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.