Është arrestuar në Ferizaj një 21 vjeçar me inicialet A.B.
Ai ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore sepse ishte i dënuar me tetë muaj burgim për veprën penale në bashkëkryerje “Blerje , posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge”.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.