Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, detajet nga Policia

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, detajet nga Policia

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Disa të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se nga informatat e para dyshohet se shkrepjet me armë erdhën nga një veturë në lëvizje.

“Rreth orës 20:10 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një veturë në lëvizje ka pasur shkrepje arme. Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, u shpreh Borovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat