Lipjan/ Vrasje në tentativë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Lipjan/ Vrasje në tentativë, policia jep detaje

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmjen e kaluar në Lipjan.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy ankuesit/viktimat punëtorë të sigurimit në një kompani të cilët kanë deklaruar se nga persona deri më tani të panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Nga njësitet policore janë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa gëzhoja.

Nuk raportohet për të lënduar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat