Vritet një 51 vjeçar pas një përleshjeje mes familjarëve në Lipjan, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Vritet një 51 vjeçar pas një përleshjeje mes familjarëve në Lipjan, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Nga: Bota sot Më: 15 korrik 2021 Në ora: 23:09
Policia e Kosovës

(E plotësuar 23:45) - Ky është personi që u vra në Lipjan

Në fshatin Gadime të Lipjanit, sonte një person ka mbetur i vrarë pasi dy familje janë gjuajtur me armë zjarri.

Mësohet se personi që ka mbetur i vrarë Shpejtim Limani, që i përket komunitetit ashkali.  

Image

Viktima është i moshës 51 vjeçare.

Përveç një personi të vrarë, në Gadime ka edhe të plagosur.

Policia: Ka edhe të lënduar tjerë - arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e ndodhur sonte në fshatin Gadime të Lipjanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 22:00.

Siç ka bërë të ditur ai, nga dyshimet e para informacionet janë se pas një mosmarëveshje mes disa personash ka ardhur deri tek vrasja, teksa ka edhe të lënduar. I dyshuari ka përfunduar në pranga.

Deklarata e plotë e Borovcit:

Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ” 6 Maji ” në fshatin Gadime në Lipjan.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në  hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar.

Policia ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor  si dhe ka sekuestruar një armë që dyshohet të jetë arma e  përdorur në rast.

Aktualisht po vijon  faza fillestare e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti.

Pamjet Këtu.

***

Një person është vrarë sonte në fshatin Gadime të Lipjanit. Mësohet se viktima është Shpejtim Limani.

Burimet kanë njoftuar se në momentin që Policia ka marrë informacionin, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar të dyshuarin. Këto burime bënë me dije se kur Policia ka arritur në fshatin Gadime, ku ndodhi vrasja, i dyshuari ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

I dyshuari i takon komunitetit ashkali, ndërsa viktima komunitetit rom.

***

Në Gadime të komunës së Lipjanit dyshohet se një person ka humbur jetën pas gjuajtjeve me armë zjarri me familjarë.

Tanimë, në Gadime janë shtuar edhe forcat e Policisë. Sapo kanë arritur edhe dy kombi të Njësisë Speciale për t’u marrë me rastin.

Viktima dyshohet se është Sh.I. i moshës 51 vjeçar.

***

Një person dyshohet se ka vdekur në Gadime të Lipjanit, sonte në mbrëmje.

Mësohet se viktima dyshohet është vrarë me armë zjarri, pas një përleshje që ka pasur me njerëzit e tij të afërt.

Viktima dyshohet se i përket komunitetit ashkali, Sh.I. i moshës 51 vjeçar.

***

Pak më parë u raportua se në komunën e Lipjanit dy familje janë gjuajtur me armë zjarri në orët e vona të së enjtës.

Media mëson se një person është vrarë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat