Policia ka arrestuar një person në Prishtinë pasi i njëjti e ka shtyrë në vetëvrasje një të mitur.
Viktima është gjetur e alivanosur në rrugë nën dyshimin se ka konsumuar medikamente për t’u vetëvrarë.
E mitura është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia në raportin 24 orësh.