Aksident zingjiror në Arllat, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident zingjiror në Arllat, lëndohen tre persona

Nga: M.L. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Arllat të Komunës së Gllogocit.

Kështu bëri për “Bota sot”, Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës. Ai tha se në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërsa janë lënduar tre persona.

“Në orët e mbrëmjes, në fshatin Arllat, Komuna e Gllogoci ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë të përfshirë katër vetura dhe për momentin tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësor. Sipas njësisë, rruga nuk është e bllokuar, por funksionon vetëm një shirit për qarkullim. Njësitë relavante policore janë në vendngjarje”, tha Kelani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat