Një zyrtar policor është vetaksidentuar me motoçikletë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të daljes Jugu – Prizren.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.
Ai tha se aksidenti ka ndodhur në afërsi të daljes Jugu-Prizren, ndërsa zyrtari policor është dërguar në emergjencë.
“Në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi te daljes Jugu – Prizren. Rreth orës 14:37, njësiti i motoçiklistëve përderisa ishte në përcjellje të biçikletave, njëri nga zyrtarët ka pasur një vetaksident trafiku me motoçikletë zyrtare të policisë, i njëjti është dërguar në emergjencën rajonale në Prizren dhe pas trajtimit fillestar është dërguar për në QKUK në Prishtinë”, tha ai.
Kelani tha se me rastin po merren hetimet e trafikut për të identifikuar shkaqet e aksidentit dhe se garat kane qenë me karakter ndërkombëtarë te biçikletave “Tour of Kosovo 2021”.