Të shpeshta janë rastet kur raportohet për dhunë në familje. E gjashtë raste të tilla ndodhën brenda 24 orëve vetëm në rajonin e Prishtinës.
Një nga rastet ka të bëjë me dhunë ndaj bashkëshortes dhe të bijës, kurse një tjetër raste kishte të bënte me dhunë nga i biri ndaj nënës.
Gjashtë rastet e plota:
Prishtinë, 16.07.2021 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij (bashkëshortes dhe të bijës). Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 16.07.2021 – 21:56. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e saj të dyshuarit meshkuj kosovarë. Njësia policore ka arrestuar të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 17.07.2021 – 00:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndajë nënës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë, 17.07.2021 – 00:15. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që sipas saj, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vëllai i saj të dyshuarit meshkuj kosovarë. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësia përkatëse.
Fushë Kosovë, 17.07.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë, 17.07.2021 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar vëllain e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje