Një person është zhdukur në qytetin e Prizrenit para 3 ditësh.
Kështu ka raportuar në polici babai i viktimës i cili ka thënë se i njëjti ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Sipas ankuesit, viktima edhe disa herë më herët është larguar nga shtëpia, por është kthyer.
Rasti vazhdon të jetë nën hetime.