Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
“Rreth orës 04:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor.
Si pasojë e këtij vetaksidenti një person (femër) ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, konfirmon policia.