Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur dy ditë më parë në Leposaviq.
Sipas raportit të policisë, aksidenti ndodhi mes një automjeti të udhëtarëve me drejtues mashkull kosovar dhe një autobusi me drejtues mashkull shtetas i Serbisë.
“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i automjetit të udhëtarëve i cili në spitalin e Mitrovicës ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.