Gjatë mesditës së djeshme në stacionin policor në Vushtrri është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Vernicë-Vushtrri.
“Me t’ pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një Pistoletë dhe disa gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar M. Z., 57 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Pas procedurave intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Përdorim i armës’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.