Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt në vendkalim të këmbësorëve, në Ferizaj.
Kjo informatë, me foto u dërgua nga një qytetar në adresën e policisë.
Policia, e ftoi qytetarin S.B (M/K) 43 vjeçar, në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Me këtë rast, përveç gjobës, atij iu konfiskua edhe automjeti.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/19/auto_auto_Gjoba-3-471x60016267059461626706716.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/19/auto_auto_Konfiskimi-1000x55616267059641626706719.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/19/auto_850x600_Kundervajtja-1000x58716267059531626706719.jpg)