Rreth orës 18:40, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë -Podujevë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Demokracia.com se në këtë aksident janë përfshirë katër automjete dhe si pasojë 9 persona janë lënduar.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë katër automjete ( tri vetura dhe një autobus). Si pasojë e aksidentit deri tani trajtim mjekësor kanë kërkuar nëntë persona të lënduar.”, ka thënë Borovci për Demokracia.com
Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.