Një makinë që po kalonte binarët në pjesën ku rruga tranzitore lidhet me rrugën kryesore me katër korsi Pejë-Prishtinë, është goditur nga treni këtë të mërkurë.
Aksidenti që ndodhi rreth orës 12:30 në dalje të qytetit të Pejës u lënduan katër persona.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës. kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.
“Treni i udhëtarëve ka goditur një veturë dhe si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Pejës për trajtim. Kurse, njësia rajonale rrugore për hetimin e aksidenteve është duke hetuar rastin”, tha tregoi Rugova.