Sot para disa minutash mësohet se ka vdekur një person në Skënderaj për shkak të goditjes nga rryma.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen III të Skënderajt.
Deri më tash në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore, njësiti i KEDS-it dhe inspektorati i punës.
Akoma nuk dihen rrethanat të cilat çuan në këtë aksident tragjik.