Në Vushtrri është sekuestruar një armë pa leje me gjashtë fishek, ndërsa i dyshuari nuk kishte leje për armë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në kohën kur njësia policore po realizonte një pikë kontrolli me çrast gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës tek i dyshuari-pasagjer është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me gjashtë (6) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është ë liruar në procedurë të rregullt”, tha Zahiti.
“Në Vushtrri sekuestrohet një armë Vushtrri, 21 korrik 2021 Sonte rreth orës 21:00 njësitet policore në Vushtrri kanë sekuestruar një armë zjarri. Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën Ismail Qemaili në Vushtrri, në kohën kur njësia policore po realizonte një pikë kontrolli me çrast gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës tek i dyshuari-pasagjer është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me gjashtë (6) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është ë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.