Policia e Kosovës më 19 korrik ka kryer një aksion në rrugën “Afrim Zhitia” në komunën e Podujevës ku ka konfiskuar dy armë gjuetije, një shotgun, një pushkë gjuetije, 19 predha të pushkës, një rrip lëkure, një gjerdon me municion, një leje të pushkës.
Personi që i kishte në pronësi kishte vdekur para tri vitesh.
Po ashtu, lidhur me këtë sot është hapur rasti “Mbajtja në pronësi apo posedim i pa autorizuar i armëve” ndaj XH.L.
Rasti shkon në procedurë të rregullt.