8 të plagosur dhe 1 viktimë është bilanci i tragjedisë së sotme në Kapri të Italisë.
Një autobus i linjës publike me pasagjerë ka dalë nga rruga e është rrëzuar nga një lartësi 5-6 metra.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të plazhit Marina Grande.
Viktima është shoferi i autobusit Emanuele Melilo, i martuar dhe me origjinë nga Napoli.
Ndër 28 personat e plagosur, dy janë në gjëndje të rëndë e janë transferuar me helikopter në spitalin e Napolit.
Ndër personat e aksidentuar, katër janë shtetas të huaj francezë e libanezë.
Në vendngjarje autoritetet e policisë italiane po kryejnë hetimet e rastit për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti.
Mendohet se një problem shëndetësor, ndoshta një infarkt i shoferit të autobusit, mund të ketë shkaktuar daljen e mjetit nga rruga e rrëzimin e tij.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/22/auto_-640-0-60f98832c6cdf1626966397.jpg)