Një punonjës policie ka aksidentuar një 55-vjeçar me biçikletë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”.
"Mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç" thuhet në njoftimin e policisë.
I plagosuri është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.