Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Rrustem Statovci” në kryeqytet.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa nga Policia bëhet e ditur se janë lënduar dy persona.
“Rreth orës 17:10 në rrugën 'Rrustem Statovci' në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Media ka siguruar fotografi nga ky aksident.