Një vajzë e moshës së mitur është zhdukur në Gjakovë.
Rastin në Polici e ka raportuar babai i saj.
Ai ka treguar se vajza kishte shkuar në kurs dhe më nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“Gjakovë, 22.07.2021 – 17:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare kishte shkuar në kurs dhe më pas kur ankuesi kishte shkuar ta marr nuk e kishte takuar dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësiti relevant është duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.