Policia e Kosovës, mbrëmë rreth orës 18:00, në fshatin Miradi e Ulët ka arritur të gjej një tokë të punuar me 100 bimë të egra narkotike kanabis.
Bimët janë asgjësuar nga njësiti përkatës dhe janë marrë disa mostra për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Miradi e Ulët, Fushë Kosovë 23.07.2021 – 18:00. Njësiti policor ka dalë në një lokacion pasi kishin informatë se aty janë mbjellë bimë narkotike. Në vendin e ngjarjes janë vërejtur se kishte të mbjella rreth 100 bimë të egra narkotike kanabis. Bimët janë asgjësuar nga njësiti përkatës dhe janë marrë disa mostra për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar.