71 aksidente trafiku janë shkaktuar në 24 orëshin e fundit në vend.
20 prej tyre ishin me të lënduar, kurse 51 të tjerë me dëme materiale.
Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 416 tiketa për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.
Masat janë liruar afër disa muajve, mirëpo gjobat po vazhdojnë të jenë në rritje.