Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, e shtunë, në qytetin e Vushtrrisë.
Sipas Raportit 24 orësh të Policisë, si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.
Raporti:
“Vushtrri, 24.07.2021-23:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një drejtues i veturës mashkull kosovar dhe dy pasagjere femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.”