Një qytetar nga Ferizaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij duke i vjedhur kështu para të gatshme dhe një sasi stoli ari.
Siç ka njoftuar policia në raportin 24 orësh rasti është duke u hetuar.
“ Ferizaj, 25.07.2021 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe një sasi stoli ari.
Rast është duke u hetuar”, thuhet në raport.