Shqipëria u trondit mbrëmë nga një krim i rëndë që ndodhi në një familje në Klos. Atje, dyshohet se vajza ka vrarë babain e saj.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktimë e këtij krimi ka mbetur shtetasi Ylber Lezi. Dyshimet e para janë se 48-vjeçari është vrarë nga vajza dhe bashkëshortja e tij, brenda në banesë.
Policia i ka konstatuar plagë në kokë dhe trup, që dyshohet se i janë shkaktuar nga goditja me sende të forta.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme policia ka arrestuar bashkëshorten dhe vajzën e viktimës Ylber Lezi.
Policia bën me dije se nënë e bijë, të cilat pas ngjarjes u shoqëruan në Komisariat, tashmë janë të dyshuara kryesore për krimin dhe u është komunikuar arrestimi dhe akuza.
“Nga tërësia e veprimve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme shtetasit Ylber Lezi“, tha Policia.