Policia e Kosovës ka arrestuar një 56-vjeçar, pasi i njëjti ka kanosur një person në Vushtrri.
Rasti është raportuar në stacionin policor në Vushtrri gjatë ditës së djeshme.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme procedural të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet për veprën penale kanosje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.