Një vajzë 7-vjeçare me inicialet Z.L është mbytur ditën e sotme në ujërat e lumit Buna.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Oblike të njësisë administrative Ana e Malit.
Mësohet se 7-vjeçarja po lahej me familjarët e saj dhe pa pritur ka humbur jetën në lumin Buna.
Policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, ku në pyetje po merren familjarët.