Mbrëmjen e djeshme në Suharekë ka ndodhur një rrahje mes dhjetë meshkujve.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rrahja e tyre erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje.
Pas rrahjes, të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor.
“Suharekë, 28.07.2021 – 22:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek rrahja e dhjetë meshkujve kosovarë. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palë janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.