Policia ka bërë të ditur se dje është arrestuar një burrë nga Kamenica pasi që i njëjti i kishte rrahur gruan dhe vajzën e tij.
Sipas raportit të policisë viktimat kanë marrë tretman mjekësor.
Ndërsa, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
Kamenicë 30.07.2021 – 18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra kosovare (bashkëshortes dhe vajzës). Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.