Dje është arrestuar një burrë nga Suhareka, pasi që i njëjti i ka rrahur dy fëmijët të tij të mitur.
”Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve të tij të mitur 17 dh 15 vjeç.
Viktimat janë hasur nga patrulla policore në parku e qytetit dhe sipas tyre ishin sulmuar nga babai.
Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor dhe më pas me urdhër të prokurorit dy viktimat si dhe dy fëmijët e tjerë me të vegjël 7 dhe 5 vjeç janë dërguar në Strehimore në Prizren”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.