Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar gruan e tij, shtetase e Gjermanisë.
Siç raporton Policia në raportin e saj 24-orësh, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.
Tutje, policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.