Një person me inicialet B.G., 74-vjeçar, ka vdekur për shkak të një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:14, në fshatin Terpezë të Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Ai tha se në këtë aksident janë lënduar dy persona të tjerë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe ekipi i emergjencës. Mjeku kujdestar që ishte në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar vdekjen e një personi 74-vjeçar, me inicialet B.G. dhe lëndimin e dy personave”, tha ai.