Policia e Kosovës arrestoi një 32-vjeçar nën dyshimin për zjarrvënie sot rreth orës 16:10 në Cërnushë të Mitrovicës.
S.H. është shoqëruar në stacionin e policisë për intervistim.
Prokuroi kujdestar ka udhëzuar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë në procedurë të rregullt.
Ndërkohë zjarri në punishten e gurthyesit në fshat është shuar nga njësia e zjarrfikësve.