Një zjarr i madh ka kapluar ish-fabrikën e elektromotorëve në hyrje të qytetit të Gjakovës.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma, kurse për rastin në fjalë janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj ka deklaruar se i janë përgjigjur rastit dhe se po merren me detajet e tjera.
“Rasti ka ndodh, zjarri ka përfshirë ish-fabrikën e elektromotorëve në Gjakovë. Policia dhe zjarrfikësit iu kanë përgjigj rastit dhe janë në vendin e ngjarjes”,tha ai.
Xhurkaj ka deklaruar se nuk kanë informacione shtesë për ndonjë person të lënduar.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/05/auto_850x600_sdff1628170460_11628171667.jpg)