Brenda 24 orëve të fundit në Suharekë janë përfshirë nga zjarri tre shtëpi.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Mushtisht, ku si pasojë e rrymës elektrike një shtëpi është përfshirë nga zjarri.
Në rrethana thuajse të njëjta janë përfshirë nga zjarri edhe shtëpitë në fshatrat Gjinoc dhe Sallagrazhd.
Raportet e policisë mbi këto raste:
Fsh.Mushtisht, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar dhe më pasë janë përfshi edhe dy stalla të dy ankuesve tjerë meshkuj kosovarë. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Fsh.Gjinoc, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar .Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Fsh. Sallagrazhd, Suharekë, 05.08.2021-13:50. Ankuesi mashkull kosovar njofton se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri kulmin i një shtëpi ndihmëse . Në vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.