Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Vetura e llojit BMW e një mërgimtari ka dalë në krahun e kundërt të rrugës duke goditur dy vetura të tjera.
Në fotografinë e dërguar nga lexuesit shihen veturat e aksidentuara.
Kurse, në vend ngjarje është edhe një automjet i Policisë së Kosovës.
Media është në pritje të detajeve shtesë lidhur me aksidentin nga Policia e Kosovës.