Nje bombolë e gazit ka shpërthyer në një shtëpi private në qytetin e Gjilanit ku si pasojë lënndime ka pësuar pronari i saj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Dyshohet se pronari i shtëpisë posa është afruar derës së magazinës, në moment ka ndodhë një eksplodim i përcjell me zjarr. Me këtë rast lëndime trupore ka pësuar viktima pronari i shtëpis i cilli pas ndihmës së marr në spitalin e Gjilnit u dërgu në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Hashani.
Ndërsa, përveç lëndimeve trupore, shpërthimi ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale, kurse prokurori i shtetit rastin e ka cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ka urdhëruar që të hetohen shkaqet dhe rrethanat e rastit.